Transmetuar më 07-07-2026, 21:51

Tiranë, 7 korrik 2026 – Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një prej pjesëmarrësve kërkoi që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të hetojë përdorimin e rreth 4 milionë eurove për financimin e koncertit të artistit Kanye West.

Në fjalën e tij para protestuesve, qytetari kritikoi qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe deklaroi se protesta do të vijojë.

“Na quajtën korba e sorra, por ne nuk do të ikim nga sheshi. Do të jemi këtu”, u shpreh ai.

Protestuesi akuzoi gjithashtu qeverinë për shpenzime që, sipas tij, nuk lidhen me interesin e qytetarëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të verifikojë përdorimin e fondeve për koncertin.

Debati për financimin e aktivitetit artistik me fonde publike ka sjellë reagime nga opozita, qytetarë dhe figura publike, të cilët kanë kërkuar transparencë mbi procedurat dhe burimin e financimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit