

Tiranë, 7 korrik 2026 – Gjatë protestës së opozitës në Tiranë, një qytetare ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West me rreth 4 milionë euro nga fondet publike.
Në deklaratën e saj për mediat, protestuesja pretendoi se fondi i emergjencës është përdorur për këtë aktivitet, duke e krahasuar vendimin me raste të mëparshme të fatkeqësive natyrore, ku sipas saj nuk ka pasur të njëjtin reagim financiar.
"Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar koncertin e Kanye West. Këto para vijnë nga taksat e qytetarëve", u shpreh ajo.
Protestuesja tha se fondet publike duhet të orientohen drejt pensionistëve, pacientëve në spitale dhe kategorive në nevojë, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e përdorimit të buxhetit të shtetit.
Debati mbi financimin e koncertit ka shkaktuar reagime politike dhe publike, me kërkesa për transparencë mbi procedurën e përdorimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






