

Tiranë, 7 korrik 2026 – Një pensionist, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në Tiranë, kërkoi që fondet publike të orientohen drejt përmirësimit të pensioneve dhe kushteve të jetesës së të moshuarve.
Gjatë deklaratës së tij, ai u shpreh kritik ndaj klasës politike, duke thënë se fondet e konsiderueshme financiare nuk po përdoren për nevojat e pensionistëve.
"I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë këtu. Edhe ai, edhe kryeministri Rama nuk kanë bërë sa duhet për pensionistët. Ato 4 milionë euro, në vend që t’u jepen pensionistëve, shpenzohen për gjëra të tjera", u shpreh protestuesi.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për rritjen e kostos së jetesës dhe çmimin e lartë të banesave, duke theksuar se shumë qytetarë e kanë të pamundur të përballojnë blerjen e një apartamenti.
Protesta u zhvillua me fokus kërkesat për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve ekonomike për të moshuarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






