Transmetuar më 07-07-2026, 18:57

Tiranë, 7 korrik 2026 – Policia e Shtetit është pajisur me dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale "Shqiponja". Mjetet janë financuar përmes pasurive të konfiskuara nga veprimtaria kriminale.

Në ceremoninë e dorëzimit, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se investimi përfaqëson një shembull konkret të rikthimit në funksion të interesit publik të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi.

"Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Këto mjete përfaqësojnë një vizion të qartë të qeverisë në luftën kundër krimit, duke i kthyer shoqërisë pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme," u shpreh Lamallari.

Ministri falënderoi gjithashtu punonjësit e Policisë së Shtetit për angazhimin dhe profesionalizmin gjatë menaxhimit të protestave të ditëve të fundit. Ai theksoi se efektivët kanë përballuar situata sfiduese, provokime dhe kritika në hapësirën publike, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe ruajtjes së vetëpërmbajtjes.

"Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, por me ligj. Ky është dallimi mes shtetit dhe kaosit," deklaroi ministri.

Motoçikletat e reja pritet të rrisin kapacitetet operacionale të Policisë Rrugore dhe forcave "Shqiponja", duke përmirësuar reagimin në terren dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit