Transmetuar më 07-07-2026, 18:28

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara.

Sot, disa dhjetëra motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u janë dorëzuar dhe do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale "Shqiponja".

Investimi është financuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, përmes të ardhurave të krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara nga aktiviteti kriminal.

Për ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi.

"Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Jo vetëm sepse flotës së saj i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’, por sepse këto mjete përfaqësojnë një vizion të qartë të qeverisë sonë në luftën kundër krimit", tha ai. Sipas ministrit Lamallari, goditja e bazës ekonomike të grupeve kriminale mbetet një nga instrumentet më efektive në luftën kundër krimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit