Transmetuar më 07-07-2026, 17:37

ANKARA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur vlerësim për kryeministren italiane Giorgia Meloni, por njëkohësisht e ka kritikuar për qëndrimin e saj lidhur me konfliktin me Iranin.

Gjatë një takimi dypalësh me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara, Trump deklaroi se, pavarësisht marrëdhënies së mirë mes tyre, Meloni nuk e mbështeti administratën amerikane në çështjen e Iranit.

"Më pëlqen, është një person i mirë, por nuk ishte me ne për Iranin," u shpreh presidenti amerikan.

Trump dhe Meloni kanë ndërtuar më herët një marrëdhënie të afërt politike, megjithatë deklaratat e fundit sugjerojnë një ftohje të raportit mes tyre pas zhvillimeve që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Pak ditë më parë, Trump publikoi në platformën e tij Truth Social një video ku shfaqej Meloni duke ngritur sytë gjatë një takimi, të shoqëruar me mbishkrimin: "Nevojitet urdhër ndalimi."

Deri në publikimin e këtij lajmi, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk kishte reaguar publikisht ndaj komenteve të presidentit amerikan.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit