Transmetuar më 07-07-2026, 14:51

TIRANË – Policia e Tiranës ka identifikuar 12 persona të dyshuar si të përfshirë në incidentet e ndodhura më 4 korrik pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, ku pati përplasje me efektivët dhe dëmtime të godinës së komisariatit.

Sipas njoftimit zyrtar, një person është arrestuar, shtatë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë.

Policia bën me dije se është ndaluar me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar shtetasit me inicialet K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.. Identiteti i katër personave të shpallur në kërkim nuk është bërë publik, pasi hetimet janë ende në vijim.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit akuzohen për veprat penale: "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", si dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Në njoftimin zyrtar thuhet se grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në aktet e dhunshme, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e hetimeve.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

Në vijim të veprimeve procedurale:

– u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç; – u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.; – u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"./

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit