

Flamur Noka akuza Evis Salës: Shëndetësia po vihet në funksion të interesave klienteliste
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, se nuk po e drejton sektorin në shërbim të qytetarëve, por sipas tij, po vepron në funksion të interesave të Klodian Allajbeut.
Në një deklaratë publike, Noka u shpreh se vendimmarrjet e fundit në shëndetësi kanë lënë mbi 100 mijë qytetarë pa akses te mjekët specialistë, ndërsa mjekë të shumtë janë përqendruar në qendra ku, sipas tij, mungojnë si ambientet e përshtatshme, ashtu edhe pacientët.
Deputeti demokrat e cilësoi këtë situatë jo si reformë të shërbimit shëndetësor, por si një manovër që, sipas tij, i shërben interesave klienteliste.
“Ky nuk është reformim i shërbimit shëndetësor, por manovrim në funksion të interesave klienteliste”, deklaroi Noka.
Ai shtoi se qytetarët shqiptarë kërkojnë një sistem shëndetësor që t’u shërbejë atyre dhe jo klientëve politikë të kryeministrit Edi Rama.
Deklarata e plotë:

Evis Sala nuk po drejton shëndetësinë, por po vepron për llogari të Klodian Allajbeut 💶
Teksa lë mbi 💯 mijë qytetarë pa 👨⚕️👩⚕️ mjekë specialistë, grumbullon dhjetëra mjekë në qendra ku mungojnë edhe ambientet edhe pacientët.
️❌ ️Ky nuk është reformim i shërbimit shëndetësor, por manovrim në funksion të interesave klienteliste 🤑 #Shqiptarët duan që shëndetësia t’u shërbejë atyre, jo klientëve të Edi Ramës 💰
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





