Transmetuar më 07-07-2026, 13:18

FIER – Vijojnë hetimet për rastin e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, ku tre adoleshente dyshohet se kanë marrë pjesë në episodin e dhunës, ndërsa njëra prej tyre ka filmuar ngjarjen.

Videoja, e cila qarkulloi në rrjetet sociale, tregon momentin kur e mitura dhunohet fizikisht nga dy bashkëmoshatare në një banesë, ndërsa personi i tretë regjistron të gjithë episodin.

Sipas autoriteteve, procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të bërë nga 17-vjeçarja dhe nëna e saj. Gjatë hetimeve, njëra prej të miturave është arrestuar në një procedim tjetër pas kallëzimit të nënës së saj për dhunë në familje dhe, me vendim të organeve kompetente, është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi që pretendohet se u përkasin adoleshenteve të përfshira në ngjarje. Për shkak se bëhet fjalë për persona të mitur, identiteti dhe çdo element që mund të çojë në identifikimin e tyre nuk duhet të publikohet, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të miturve.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kanë bërë të ditur se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Vajzat që futën shoqen në mes, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë dhe video

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit