Transmetuar më 07-07-2026, 13:12

SUEDI – Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar, Gent Maksutaj, ka tronditur opinionin publik në Suedi, ndërsa po dalin detaje të reja për jetën dhe ëndrrat e tij. I riu kishte përfunduar së fundmi studimet dhe synonte të ndërtonte një karrierë si arkitekt.

Sipas mediave suedeze, Maksutaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në zonën Kvarngärdet, në Uppsala. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qenë një kalimtar i rastësishëm, i përfshirë pa dashje në një incident me armë që dyshohet të ketë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.

Familjarët dhe miqtë e kanë kujtuar 20-vjeçarin si një djalë të përkushtuar ndaj studimeve, me plane dhe ambicie për të ardhmen. Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të thellë si në komunitetin shqiptar, ashtu edhe në atë suedez.

Ndërkohë, autoritetet suedeze vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Një i ri rreth 18 vjeç është ndaluar si i dyshuar në lidhje me vrasjen, ndërsa motivi i krimit mbetet ende nën hetim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit