

Adoleshenti shqiptar arrin të fusë një vajzë në shtëpi. Ato që ndodhën i filmoi të gjitha
GREQI- Një rast jashtëzakonisht serioz dhe i ndjeshëm që përfshin abuzimin me të mitur u nxor në dritë nga autoritetet policore të Selanikut.
Zyrtarët e Nën-Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve kanë ngritur një padi penale shumë të rëndë kundër një 14-vjeçari, pas një kallëzimi zyrtar për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, në kallëzim përshkruhet se, 14-vjeçari, shtetas shqiptar, e detyroi me forcë bashkëkombësen e tij 15-vjeçare të kryente akte seksuale, duke anashkaluar plotësisht pëlqimin e saj.
Elementi që shkakton tronditje edhe më të madhe është se i mituri akuzohet se ka filmuar skenat e abuzimit, duke i ruajtur veprimet e tij në celular.
Menjëherë pas raportimit të incidentit, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale.
Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorin e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.
Dosja e çështjes do t’i dorëzohet Prokurorit kompetent. Sipas të dhënave të hetimit të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhjetor 2025.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






