Transmetuar më 07-07-2026, 11:49

Drejtoria Vendore e Policisë Fier doli sot me një deklarim publik mbi ngjarjen e rëndë mes katër vajzave, tre prej të cilave futën një shoqen e tyre te një banesë dhe e dhunuan duke filmuar skenat e rënda.

"Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të sqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.

Vajzat që futën shoqen në mes, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë dhe video

Gjithashtu, më datë 28.06.2026, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares.

Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit thotë se mbetet maksimalisht e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në këto ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit