Transmetuar më 07-07-2026, 11:30

Ka një ndryshim të madh….

Protesta që tregon ndryshimin e madh: shqiptarët nuk po dalin vetëm për bukë, por për dinjitet, mjedis dhe demokraci

Nga Mentor Kikia

Në protestën e Tiranës dëgjojmë rregullisht fjalime për varfërinë, pensionet që nuk mjaftojnë as për ilaçe, çmimet e larta të apartamenteve dhe qeratë e papërballueshme të shtëpive, …

Megjithatë kjo protestë nuk është protestë kundër varfërisë. Në të nuk kërkohet “Bukë, Ujë, Drita”, tri artikujt me të rëndësishëm të jetës.

Në protestë nuk dolën vetëm të papunët, por edhe mjekë, sipërmarrës të vegjël e të mesëm, nëpunës…

Protesta nisi për të mbrojtur mjedisin. Të dalësh në rrugë për të mbrojtur mjedisin është akt civilizimi. Njerëzve që kanë barkun bosh nuk u bie ndërmend për mjedisin.

Protesta vazhdoi për të kërkuar më shumë demokraci dhe liri politike. Të protestosh për demokraci, është sërish një akt civilizimi.

Protesta nuk dëshmoi vetëm se “nervi shqiptarit” nuk kishte vdekur, por më shumë se kaq, dëshmoi se është rritur niveli i qytetarisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit