Transmetuar më 07-07-2026, 11:23

Këlcyrë – Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, kanë nisur vetë riparimin e segmenteve më të dëmtuara të rrugës që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet vendore.

Sipas banorëve, mungesa e investimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore gjatë viteve i ka detyruar ata të kontribuojnë me mjete financiare dhe punë fizike për ta bërë rrugën të kalueshme.

Ndërhyrjet e tyre konsistojnë në hedhjen e materialeve mbushëse në pjesët më problematike të rrugës, me qëllim shmangien e vështirësive në qarkullim dhe izolimit të fshatit, veçanërisht gjatë periudhave me reshje, kur gjendja e segmentit përkeqësohet.

Banorët shprehen se kanë adresuar disa herë kërkesa pranë Bashkisë së Këlcyrës për rehabilitimin e rrugës, por sipas tyre, deri tani nuk është realizuar asnjë ndërhyrje konkrete.

Ata kërkojnë që autoritetet vendore të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës, duke e cilësuar rrugën si një lidhje të rëndësishme për jetën e përditshme dhe lëvizjen e komunitetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit