

Gjirokastër – Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme pranë godinës së Postës Shqiptare në Pazarin e Gjirokastrës, duke shkaktuar përfshirjen nga flakët të një pjese të objektit në zonën e tabelave reklamuese.
Zjarri paraqiti rrezik jo vetëm për ambientet e postës, por edhe për banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.
Pas njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për neutralizimin e flakëve, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja nuk ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet përkatëse.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






