

Tiranë – Një djalë 33 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë gjatë një konflikti të dhunshëm mes katër personash që ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Frosina Plaku” ku u konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, disa burra dhe djem të rinj, mes tyre një i mitur, raporton noa.al.
Incidenti ndodhi në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, ku të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre ka përdorur mjet prerës, duke plagosur 33 vjeçarin A.I., 33 vjeç.
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, tha sot se pas veprimeve hetimore, u dokumentua ngjarja.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






