Transmetuar më 07-07-2026, 11:14

Fier – Tre adoleshente janë proceduar penalisht nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje dhe kanë publikuar pamjet e ngjarjes në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë një ditë pas incidentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se vajzat e përfshira në konflikt janë të moshave 15 deri në 19 vjeç. Ato janë marrë në hetim në gjendje të lirë, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar online, pretendohet se shihet momenti kur 17-vjeçarja dhunohet fizikisht, pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar.

Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë në ngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit