Transmetuar më 07-07-2026, 10:41

Durrës – Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e ish-Kënetës, ku një motor me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej personave që udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk raportohen detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vala e Detit”. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse për zbardhjen e rrethanave.

Banorë të zonës shprehen se aksidente të ngjashme janë të shpeshta në këtë segment rrugor dhe në zonat pranë kanalit kryesor, duke ngritur shqetësime për mungesën e ndriçimit publik dhe sinjalistikës rrugore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit