

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas informacioneve, Veliaj pritet të mos paraqitet edhe në këtë seancë, duke vijuar qëndrimin e tij kundër zhvillimit të procesit në kushtet e vendosjes në kafazin e qelqtë të sallës së gjyqit.
Në seancën e kaluar mungoi gjithashtu edhe avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca. Ndërkohë, GJKKO vendosi për herë të tretë radhazi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.
Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesat e mbrojtjes për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave dhe për zhvillimin e procesit pa përdorimin e kafazit të qelqtë.
Nga ana e tij, prokurori Ols Dado ka argumentuar se përdorimi i kafazit të qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por është një masë që garanton zhvillimin normal dhe sigurinë e procesit gjyqësor.
Sa i takon kërkesës për transmetim "live", gjykata ka ritheksuar qëndrimin e saj të mëparshëm, duke lejuar praninë e kamerave vetëm në fillim të seancave dhe gjatë procedurave teknike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






