

Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mot që do të alternojë kthjellimet me vranësira gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Sipas parashikimit meteorologjik, në zonat malore priten reshje shiu me intensitet të ulët gjatë pasdites. Në verilindje, reshjet mund të marrin karakterin e shtrëngatave afatshkurtra në disa zona.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, ajo pritet të arrijë deri në 12 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të kenë valëzim të ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






