Transmetuar më 06-07-2026, 23:16

Spanja është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e zhvilluar në Dallas. “La Roja” i dha fund aventurës së Cristiano Ronaldos në turne, falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

Ndeshja ishte e luftuar dhe shumë e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim. Portugalia iu afrua golit në pjesën e parë, kur Nuno Mendes goditi traversën, por fati nuk ishte në anën e luzitanëve.

Vendimtare rezultuan lëvizjet e trajnerit Luis de la Fuente në minutat e fundit. Ferran Torres, i aktivizuar nga stoli, dhuroi një asist të shkëlqyer, ndërsa Mikel Merino, gjithashtu i futur si zëvendësues, shënoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke vulosur kualifikimin e spanjollëve.

Me këtë sukses, Spanja siguron një vend mes tetë skuadrave më të mira të Botërorit dhe në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Belgjikës. Ndërkohë, për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon, rrugëtimi në Botërorin 2026 përfundon në fazën e 1/8-ave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit