

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 37-të qytetare të zhvilluar në Tiranë, duke publikuar një postim ku krahason dy ngjarje që u zhvilluan paralelisht në kryeqytet.
Në postimin e tij, Rama ndau dy fotografi: njëra tregon protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ndërsa tjetra qytetarët e grumbulluar në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur në ekranin gjigant ndeshjen e Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës.
Përmes këtij postimi, kryeministri vuri në dukje kontrastin mes dy skenave, duke e shoqëruar me vargje nga kënga e tij “Kjo osht Tirona jon”.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit. Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës. E luftës, e paqes, errësirës dhe e dritës. Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit, e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Postimi vjen në përfundim të protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë, e cila u pasua nga një marshim në rrugët kryesore të Tiranës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






