

Juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e fundit, duke u shprehur se, sipas tij, ajo përfaqëson “fund politik” dhe jo një mesazh me ngarkesë negative.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Alibeaj tha se në protestë, sipas tij, do të duhej të ishin dy arkivole, duke iu referuar figurave politike të Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Ai theksoi se përdorimi i arkivolit nuk duhet parë si simbol i dhunës apo i zisë, por si një shenjë politike për përfundimin e një cikli.
“Madje pse një arkivol, pse vetëm një dhe jo dy në fakt?”, u shpreh Alibeaj, duke shtuar se nuk sheh “asgjë të zezë” në këtë simbolikë.
Sipas tij, reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj simbolike ka qenë një formë viktimizimi politik dhe përpjekje për ta lidhur protestën me ngjarje të së kaluarës, përfshirë vitin 1998 dhe protestat e asaj kohe.
Alibeaj akuzoi gjithashtu kryeministrin për përdorimin e kësaj narrative për të paraqitur protestën si të dhunshme dhe të ndikuar politikisht nga opozita.
Ai shtoi se konflikti i vazhdueshëm politik në vend ka kontribuar në polarizimin e shoqërisë dhe ka mbajtur vendin në një gjendje stagnimi politik dhe social.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






