Transmetuar më 06-07-2026, 21:56

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura në podiumin e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë artikuluar edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa kanë akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe kanë kërkuar ndryshim politik

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit