Transmetuar më 06-07-2026, 21:02

Nëna e Arbër Lleshit, një prej 19 personave të arrestuar pas protestës së zhvilluar pranë Kuvendit, ka reaguar publikisht duke akuzuar policinë për dhunë gjatë shoqërimit të të birit.

Ajo deklaroi se djali i saj mban ende shenja në trup nga, siç tha ajo, goditjet e marra gjatë transportimit në furgonin e policisë.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ajo u shpreh se arrestimet nuk i kanë frikësuar protestuesit, por përkundrazi i kanë bërë më të vendosur për të vijuar tubimet.

“Edi Ramës po i them, ti kujton se do na trembësh me arrestimin e fëmijëve tanë, përkundrazi. Jemi bërë dhe më të forta. Këtu do të jemi jo 37 ditë, po 37 javë, 37 muaj po deshe, derisa klasa politike të largohet”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e klasës politike, të cilën e cilësoi si të korruptuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit