

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Balla publikoi një video me flamingo, duke përdorur simbolikë ironike për të komentuar protestën, të cilën e lidhi me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas tij, protesta nuk përfaqëson më një lëvizje qytetare spontane, por është e lidhur me figura politike dhe mbështetje nga jashtë vendit, duke përmendur pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur në kryeqytet vijojnë protestat e organizuara kundër qeverisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






