

Ndërsa protestuesit janë mbledhur në ditën e 37-të radhazi para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga një takim zyrtar në zyrën e tij.
Rama priti zëvendëskryeministrin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, së bashku me delegacionin që e shoqëronte në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Në foton e publikuar, kryeministri shfaqet i veshur me atlete të bardha.
“Me zëvendëskryeministrin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri”, shkruan Rama në postimin e tij.
Takimi zhvillohet paralelisht me protestën që po mbahet përpara Kryeministrisë, ku qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






