

Ka nisur protesta e 37-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë, ku qytetarët janë grumbulluar dhe kanë marshuar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për t’u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: "Shqipëria kërkon revolucion", "Edi Rama, nisu vrap, të ka ardhur radha për SPAK", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Rama, SPAK you".
Protesta po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohen incidente. Organizatorët kanë deklaruar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të kërkojë përgjegjësi institucionale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






