

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në fshatin Gimaj, në Shkodër, në një ngjarje që dyshohet të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde plasëse.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale L.F.. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Autoritetet pritet të japin informacion shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






