

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama vijuan edhe këtë të hënë në Tiranë, duke shënuar ditën e 37-të të tubimeve të organizuara.
Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe ngriti akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar korrupsionin si arsyen kryesore të pakënaqësisë së tij.
Protestuesi u shpreh se qeveria nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe kritikoi politikat ndaj pensionistëve, duke pretenduar se mbështetja financiare e ofruar është e pamjaftueshme.
"Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndaluar. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët i gënjen me 5 mijë lekë. Duhet ta rrëzojmë patjetër. Edi Rama duhet të dorëhiqet. Që të gjithë në PS janë për burg. Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre", deklaroi ai.
Protestat kundër qeverisë kanë vijuar në ditët e fundit me pjesëmarrjen e qytetarëve që shprehin pakënaqësi për çështje të ndryshme, ndërsa autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga protestuesit gjatë tubimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






