

Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak, është shuar plotësisht, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.
Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte dhe u favorizuan nga era e fortë, e cila mundësoi përhapjen e zjarrit në zonë. Si pasojë, shtëllunga të dendura tymi mbuluan një segment të autostradës Tiranë–Durrës, duke shkaktuar vështirësi dhe ngadalësim të qarkullimit të automjeteve.
Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan pesë mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të neutralizonin vatrën e zjarrit dhe të normalizonin situatën.
Sipas autoriteteve, nga ngjarja nuk raportohen dëme në banesa apo biznese, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, qarkullimi në autostradën Tiranë–Durrës i është rikthyer normalitetit. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






