Transmetuar më 06-07-2026, 15:55

SHIJAK, 6 korrik 2026 – Një zjarr ka rënë në zonën e Koxhasit në Fushë-Shijak, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erërave të forta dhe duke krijuar re të dendura tymi të zi që kanë mbuluar edhe segmentin e autostradës Durrës–Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një zonë me bimësi, ndërsa autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa situata vijon të jetë nën monitorim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit