

SHKODRË – Një lajm i rëndë dhe tejet i trishtë ka tronditur opinionin publik dhe botën e sportit shqiptar. Është ndarë parakohshëm nga jeta në moshën 16-vjeçare Dardan Baraku, atleti i ri i talentuar dhe kampion i Shqipërisë në garën e 100 metrave.
Lajmi i rëndë është konfirmuar edhe nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili gjatë një lidhjeje televizive për mediat bëri të ditur se adoleshenti, i cili ishte edhe fëmijë i vetëm në familje, dyshohet se ka pësuar një hemorragji cerebrale të papritur.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të bluzave të bardha, i riu nuk ka arritur të mbijetojë. Mësohet se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale në një spital privat në Tiranë dhe ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome. Pavarësisht trajtimit të specializuar dhe kujdesit të mjekëve, 16-vjeçari nuk ka arritur t’i bëjë ballë goditjes së rëndë shëndetësore.
Ndarja nga jeta e Dardan Barakut, i cili shihej si një nga talentet më premtues të atletikës shqiptare me rezultate të jashtëzakonshme në pistë, ka shkaktuar një valë të madhe tronditjeje dhe dhimbjeje te familjarët, miqtë dhe mbarë komuniteti shkodran.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






