Transmetuar më 06-07-2026, 07:36

Atmosfera festive ka pushtuar Vlorën mbrëmjen e së dielës, teksa qindra tifozë norvegjezë kanë festuar fitoren historike të kombëtares së tyre ndaj Brazilit, rezultat që i siguroi Norvegjisë një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Të veshur me ngjyrat kuqezi të flamurit norvegjez dhe mes brohorimave të pandërprera, tifozët u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ku interpretuan edhe festimin tradicional “Viking Row”, duke “lundruar” simbolikisht si vikingët dhe duke krijuar një atmosferë spektakolare.

Entuziazmi i mbështetësve skandinavë tërhoqi vëmendjen edhe të qytetarëve dhe turistëve të pranishëm, të cilët iu bashkuan festës dhe shijuan atmosferën e krijuar në zemër të qytetit bregdetar.

Festimi i njohur “Viking Row” është kthyer në një nga simbolet më karakteristike të tifozëve norvegjezë gjatë këtij Botërori, duke u përsëritur pas çdo suksesi të skuadrës dhe duke shoqëruar rrugëtimin mbresëlënës të Norvegjisë drejt fazës çerekfinale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit