

Kjo e hënë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 gradë Celsius, kryesisht në zonat malore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, duke sjellë një ditë të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në zonat malore, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë herë pas here e fortë.
Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat do të jenë më të larta.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





