Transmetuar më 05-07-2026, 22:55

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protesta e 36-të ka vijuar me marshim në disa rrugë të Tiranës.

Qytetarët janë nisur nga zona e Kryeministrisë, duke kaluar pranë Bashkisë së Tiranës dhe më pas në drejtim të zonës së 9-katsheve.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë thirrur slogane kundër qeverisë dhe strukturave të saj.

Marshimit iu bashkuan edhe disa aktivistë të liruar më herët gjatë ditës nga gjykata.

Protestuesit deklarojnë se tubimet do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit