Transmetuar më 05-07-2026, 22:30

Pesë herë kampionët e botës, Brazili, po përballen me Norvegjinë në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës në New Jersey, në një ndeshje me shumë peshë për kualifikimin në çerekfinale.

Brazilianët e mbyllën Grupin C në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa në 1/16-at kaluan me vështirësi Japoninë 2–1, duke shënuar golin vendimtar në kohën shtesë.

Nga ana tjetër, Norvegjia e mbylli Grupin I në vendin e dytë dhe në raundin e kaluar eliminoi Bregun e Fildishtë 2–1, duke regjistruar fitoren e parë në histori në fazat me eliminim direkt të një Botërori.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit