Transmetuar më 05-07-2026, 22:20

SHBA – Cristiano Ronaldo ka konfirmuar zyrtarisht se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i fundit botëror në karrierën e tij si futbollist.

Kapiteni i Portugalisë e bëri të ditur vendimin përmes një deklarate që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar, duke i dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij në arenën botërore.

“Po, ky është Botërori im i fundit. Le të shkojmë dhe ta shijojmë atë!”, deklaroi Ronaldo.

Me këtë konfirmim, 41-vjeçari do t’i japë lamtumirën kompeticionit më të madh të futbollit pas një karriere të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ka qenë protagonist në disa edicione të Kupës së Botës dhe ka shkruar historinë me kombëtaren portugeze.

Tashmë, objektivi i Ronaldos mbetet ta mbyllë aventurën e tij botërore me një tjetër paraqitje të madhe, ndërsa Portugalia synon të luftojë për trofeun më prestigjioz të futbollit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit