Transmetuar më 05-07-2026, 21:19

TIRANË – Një qytetare, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e zhvilluar në kryeqytet, deklaroi se është përballur me masa disiplinore në vendin e punës pas pjesëmarrjes në një protestë.

Sipas saj, pas pjesëmarrjes në tubim është thirrur përpara komisionit disiplinor, ku ka marrë një paralajmërim për largim nga puna.

“Në momentin që dola në protestë, më thirrën në komision disiplinor dhe më dhanë paralajmërim për pushim nga puna”, u shpreh ajo.

Gjatë fjalës së saj, qytetarja u bëri thirrje punonjësve të sektorit publik, përfshirë mësuesit, infermierët dhe efektivët e policisë, që të mos kenë frikë të shprehin qëndrimet e tyre.

“Hiqeni frikën, mësues, infermierë, policë. Sot është dita për t’u zgjuar, jo për të fjetur”, deklaroi ajo.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit