Transmetuar më 05-07-2026, 21:17

TIRANË – Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, një nga protestuesit mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë, duke bërë thirrje për ndryshim politik dhe duke ngritur kritika ndaj situatës në vend.

Ai e cilësoi protestën si një “luftë për dinjitet”, ndërsa renditi një sërë çështjesh që, sipas tij, mbeten të pazgjidhura, si shëndetësia, arsimi, rendi publik dhe punësimi.

“Kjo është një luftë për dinjitet. Ai na quan dështakë. Po shëndetësia falas? Po arsimi cilësor? Po rendi e siguria? Po 300 mijë vende pune? Nuk do të mbaronte lista nëse do t’i numëronim të gjitha”, u shpreh protestuesi.

Në fjalën e tij, ai iu drejtua edhe deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që të mbështesin, sipas tij, një proces politik për ndryshim.

Protestuesi pretendoi se gjashtë deputetë të Partisë Socialiste janë të gatshëm të heqin dorë nga mandatet dhe të çojnë qeverinë në votëbesim, megjithatë nuk paraqiti prova apo emra që mbështesin këtë pretendim.

“Kam një thirrje për deputetët e PS dhe PD, ata pak që kanë një fije dinjitet. Ju e dini që rënia e Ramës është fikja e karrierës suaj. Gjashtë deputetë të PS kanë shprehur vullnet të heqin dorë e të çojnë në votëbesim qeverinë. Rama, po të vjen ora! Ne po bëjmë historinë. Për një Republikë për njerëzit e jo për një individ që sillet si tiran”, deklaroi ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit