

SHKODËR – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në fshatin Kosmaç të Shkodrës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, të dy drejtuesit e automjeteve janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Burimet bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






