Transmetuar më 05-07-2026, 20:47

TIRANË – Një përfaqësues i diasporës shqiptare, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 36-të të zhvilluar në Tiranë, bëri thirrje për ndryshim politik, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si "Lukashenko i Shqipërisë".

Ai deklaroi se kërkesat e protestuesve synojnë mbylljen e tranzicionit politik dhe nisjen e një faze të re demokratike në vend.

"Të gjithë së bashku kundër autoritarit të fundit të Europës. Kundër Lukashenkos së Shqipërisë. Ne kërkojmë fundin e tranzicionit dhe fillimin e proceseve demokratike. Dorëheqje, dorëheqje", u shpreh ai.

Përfaqësuesi i diasporës kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie teknike, duke argumentuar se një ekzekutiv i tillë do të garantonte zhvillimin e proceseve demokratike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve.

"Hapi rrugën ajkës së Shqipërisë, pjesës më të mirë që ka kombi, që të krijojmë një qeveri teknike. Shqipëri e re", deklaroi ai.

Protesta vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshime politike, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit