

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, do të mbajnë fjalimet e tyre në podium. Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rreth orës 19:00.
Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit do nisin marshimin në rrugët e Tiranës, menjëherë pas mbylljes së fjalimeve.
Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre.
Edhe ditën e djeshme gjatë marshimit, protestuesit u ndalën para Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes, të zhvilluar pranë zonës së Parlamentit.
Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës shënoi një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan manifestimit në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






