Transmetuar më 05-07-2026, 19:39

TIRANË – Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë kësaj të diele janë menaxhuar 16 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Sipas ministrisë, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por ndodhen nën kontroll, ndërsa forcat operacionale po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

Operacionet janë zhvilluar në disa zona të prekura, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë.

Në terren janë angazhuar 261 efektivë, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 ushtarakë të Forcave të Armatosura si dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së.

Në operacionet për përballimin e situatës kanë marrë pjesë gjithashtu efektivë të Policisë së Shtetit, Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe ekipeve shëndetësore.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit