Transmetuar më 05-07-2026, 18:30

FIER – Situata në fshatin Drizë të Fierit vijon të mbetet problematike, ndërsa zjarri i përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga erërat e forta, i është afruar zonave të banuara duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas dëshmive të banorëve për mediat, momentet e përhapjes së flakëve pranë banesave kanë qenë të frikshme, ndërsa shumë prej tyre janë gjendur të papërgatitur për situatën.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, shprehet një banor i zonës.

Një tjetër banore tregon se flakët i kanë gjetur në shtëpi në momentin e shpërthimit të situatës. “Ishim në shtëpi duke ngrënë bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin. Jemi shumë të trembur, po i afrohet banesave dhe s’dimë çfarë të bëjmë”, thotë ajo.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit