Transmetuar më 05-07-2026, 15:27

DIVJAKË- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Divjakë–Tre Urat, në fshatin Gërmenj, ku dy automjete, një Toyota dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve u transportuan me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për ndihmë mjekësore, ndërsa sipas të dhënave paraprake nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe po menaxhojnë qarkullimin, i cili është rënduar për shkak të fluksit të pushuesve drejt plazhit të Divjakës. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara të drejtuesve të mjeteve

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit