

FIER – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mesditën e së dielës një sipërfaqe me ullishte në fshatin Drizë, në Bashkinë Fier, duke rrezikuar përhapjen drejt zonave përreth.
Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur në drejtim të fshatit Peshtan, si edhe pranë depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit, duke rritur shqetësimin për situatën në terren.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga banorët e zonës, të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore për të frenuar avancimin e flakëve. Autoritetet bëjnë me dije se pritet edhe ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të zjarrit.
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, megjithatë deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes vijojnë.:::
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





