Transmetuar më 05-07-2026, 14:30

TIRANË – Gjykata e Tiranës po shqyrton masat e sigurisë për 21 personat e arrestuar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestën e fundit të zhvilluar para Parlamentit.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre prej të ndaluarve, të cilët dyshohen se kanë goditur një automjet të Policisë së Shtetit. Për 18 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës "detyrim për paraqitje".

Seanca gjyqësore vijon ende, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës lidhur me masën e sigurisë që do të vendoset për secilin nga të arrestuarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit