Transmetuar më 05-07-2026, 14:27

KORÇË – Një banesë në fshatin Rrëmbec, në Bashkinë Maliq, është përfshirë nga flakët paraditen e së dielës, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit që përdoreshin për gatim.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi i bombolave dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin, i cili u përhap me shpejtësi në banesë. Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin brenda arritën të largoheshin në kohë, duke shmangur çdo pasojë në njerëz.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Maliq, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave përreth.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit