Transmetuar më 05-07-2026, 14:26

KORÇË – Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre pasditen e së shtunës, pas përdorimit të një mjeti prerës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja kishte nisur një natë më parë me një debat verbal mes dy personave. Konflikti vijoi edhe gjatë ditës së sotme, kur njëri prej tyre dyshohet se e ka goditur kundërshtarin me sëpatë.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan dëmtime në shpatull. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit